Berisha kundër Ramës: Front i gjerë kundër “narko-regjimit”

Berisha: Të premten tryezë për një front të gjerë kundër narko-regjimit të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po shkel rëndë kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e Parlamentit për të mbrojtur Belinda Ballukun.

“Sot jam para jush për të denoncuar shkelje të rënda të kushtetutës, ligjeve të vendit dhe rregullores së Parlamentit nga Edi Rama, në mbrojtje të vetes në aparencë të Belinda Ballukut,” tha Berisha.

Ai theksoi se sipas rregullores, raporti i Këshillit të Mandateve duhet të paraqitet në Parlament brenda dy javësh, ndërsa deri tani kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut për vepra të rënda penale.

Berisha shtoi: “Sot jam para jush për të denoncuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, ligjeve të vendit, rregullores së parlamentit nga Edi Rama në mbrojtje de facto të vetes, në aparencë të Belinda Ballukut. Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.”

Ai vijoi duke thënë se Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre.

Sipas Berishës, Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, u bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.

Opozita thërret të premten tryezën e forcave politike dhe faktorëve në shoqëri për të krijuar një front të gjerë kundër narko-regjimit të Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për largimin e tij sa më shpejt.

Scroll to Top