Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve nga fshatra libanezë

Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve nga disa fshatra në Liban

Forcat ushtarake izraelite kanë njoftuar se do të kryejnë sulme kundër Hamasit dhe Hezbollahut, duke urdhëruar kështu evakuimin e banorëve nga disa fshatra libanezë.

Fshatrat e prekura nga urdhri i evakuimit janë:

  • Hamara
  • Ain al-Tineh në Luginën Bekaa
  • Kfar Hatta
  • Aanan në Libanin Jugor

Zëdhënësi i Ushtrisë, Avishai Andrae, u ka bërë thirrje banorëve të mos qëndrojnë në këto zona për të shmangur rrezikun. Ai u shpreh në platformën X: “Mos qëndroni në këto zona sepse do të vendosni veten në rrezik”.

Scroll to Top