Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit ka goditur Japoninë perëndimore. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në Prefekturën Shimane, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale. Një paralajmërim për cunami u lëshua, por u anulua pak minuta pas dridhjeve.
