Gjirokastër: Procesi mësimor pezullohet në disa shkolla për shkak të kushteve të vëskojtura.
Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar nga reshjet intensive dhe po punohet për hapjen e tij. Po ashtu, është krijuar bllokim në rrugën Gjirokastër–Valarë, në vendin e njohur si Ura e Aznakut.
Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës janë shfaqur sasi të konsiderueshme inertesh, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve të rënda për t’u pastruar.
Si pasojë e këtyre kushteve, është pezulluar procesi mësimor në disa institucione arsimore.
Aktualisht, reshjet e shiut kanë pësuar ulje të intensitetit. Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra.
Deri më tani, nga bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen situata emergjente të ngjashme.
