Çmimi i naftës, qeveria riktheu Bordin e Transparencës.
Qeveria ka marrë vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës. Ky lajm u bë publik nga ministrja Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
“Bordi i Transparencës do të jetë në fuqi deri në momentin që nuk do të ketë më nevojë për të. Synimi kryesor i rivendosjes së bordit është ulja e akcizës”, theksoi Ibrahimaj.
