Braho i SPAK kërkon rezultate për dosjet e vjetra

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i bën thirrje prokurorëve për rezultate në dosjet e vjetra.

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, zhvilloi sot një mbledhje me prokurorët e posaçëm, e cila nisi në orën 8:30. Gjatë takimit, Braho u prezantua me trupën prej 19 prokurorësh dhe njoftoi lëvizjet e tij të fundit. Javën e kaluar, ai emëroi drejtues të rinj për tre sektorë: Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Në mbledhjen e sotme, Braho kërkoi hetime më efikase dhe rezultate konkrete për dosjet e vjetra dhe ato të mbartura, të cilat kanë shkaktuar vonesa.

Scroll to Top