Vodafone Albania siguron lidhje edhe në situata emergjence
Fillimi i vitit 2026 e gjeti Shqipërinë nën presionin e motit ekstrem. Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe izolim të banorëve në disa zona të vendit, duke krijuar situata emergjence civile.
Në situata të tilla, lidhja e komunikimit bëhet një mjet edhe më jetik, për koordinim, informacion dhe siguri për komunitetet e prekura. Një mesazh që dërgohet, një telefonatë, një sinjal interneti që nuk ndërpritet, bëhet më shumë se teknologji. Këto lidhje përkthehen në mbështetje njerëzore, duke dhënë sigurinë dhe ndjesinë se nuk je vetëm, edhe kur moti ka izoluar gjithçka përreth.
Ndërsa ekipet e emergjencës evakuojnë banorë nën shi e dëborë, forcat e sigurisë dhe shërbimet publike koordinohen në kohë reale, ndërsa gazetarë dhe operatorë raportojnë nga terreni. Në këtë zinxhir reagimi, rrjeti i komunikimit bëhet shtylla që i mban të gjithë të lidhur.
Për të garantuar këtë funksionim 24 orë në 24, ekipet e Vodafone Albania janë gjithmonë në aksion. Drejtori i Rrjetit të Vodafone Albania, Gentian Bajraktari, ka ndarë publikisht një mesazh falënderimi për ekipet teknike që punojnë në kushte ekstreme për të mbajtur rrjetin funksional:
“Një falënderim i madh për Heronjtë e Rrjetit tonë. Gjatë këtyre kushteve ekstreme të motit, ekipi ynë i rrjetit Vodafone Albania, i mbështetur nga partnerët tanë në terren, ka kaluar çdo pritshmëri për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur. Përmes shiut, borës, erës dhe terrenit të vështirë, përpjekjet tuaja i mbajnë klientët tanë të lidhur. Përkushtimi juaj bën gjithë ndryshimin. Ne çmojmë gjithçka që bëni. Jemi krenarë për këtë ekip.” – shkruan Bajraktari.
Këto arritje nuk do të ishin të mundshme pa investimet e vazhdueshme që Vodafone Albania bën në njerëz dhe në infrastrukturë. Vetëm gjatë vitit 2024, janë investuar 43.2 milionë euro në rrjet, dhe mbi 40% e territorit është mbuluar me rrjetin 5G që pas marrjes së lejes për këtë investim.
Përmes këtyre investimeve të vazhdueshme, teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit të ekipeve në terren, Vodafone Albania vijon të forcojë rolin e saj si partner i besueshëm i institucioneve, komuniteteve dhe qytetarëve, duke garantuar që lidhja të mos ndërpritet pikërisht atëherë kur nevojitet më shumë.
