Plani i arratisjes: Altin Ndoci u prit nga një “Audi” i bardhë jashtë spitalit
Altin Ndoci, i burgosuri që u arratis ditën e sotme nga burgu i Durrësit, duket se e kishte planifikuar mirë itinerarin e arratisjes. Ndoci kishte shkuar për një vizitë mjekësore në repartin infektiv. Ai shoqërohej nga pesë policë: njëri si shofer, dy të tjerë qëndruan brenda makinës dhe dy të tjerë e shoqëruan në ambientet e spitalit.
Ndoci i ka kërkuar njërit prej efektivëve të dalë në tualet. Pasi ka dalë, ai ka goditur njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se një “Audi A7” i bardhë me targa AA700RS e priste në parkingun e Spitalit të Durrësit, nga ku janë larguar më pas në drejtim të Spitallës.
