Humb jetën 45-vjeçar në Levan gjatë punimeve në tokë
Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa po punonte tokën në zonën e Levanit, Fier.
Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
