Komandant i ri Forca Detare Shqiptare, gradat madhore

Emërohet komandanti i ri i Forcës Detare Shqiptare

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka dekretuar sot komandantin e ri të Forcës Detare. Arsen Mullaj do të jetë në krye të Forcës Detare, duke zëvendësuar Adnand Agastrën, i cili është liruar nga detyra.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në fund, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Scroll to Top