Protestë para Kryeministrisë: Miell Hidhet Drejt Policisë, Lapaj Shpjegon Simbolikën
Protesta e organizuar nga grupi “Shqipëria Bëhet” para godinës së Kryeministrisë është shoqëruar me tensione. Gjatë protestës, disa qese me miell u hodhën në drejtim të kordonit të policisë.
Adriatik Lapaj shpjegoi se hedhja e miellit drejt policëve kishte një simbolikë të fortë. Ai theksoi se mielli përfaqësonte drogën dhe kartelët që, sipas tij, mbështeten nga qeveria. Lapaj shtoi se për shkak të këtyre lidhjeve, Shqipëria u penalizua duke u futur në mesin e 75 vendeve, vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane për të cilat u anuluan.
“Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët,” deklaroi Lapaj, duke iu referuar kryeministrit. “Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, por njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe. Ai e ka blinduar Kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek.”
Më tej, ai ritheksoi simbolikën e veprimit: “Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë, për drogën që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë,” përfundoi Lapaj.
