Trump kërcënon BE-në me tarifa 100% për Groenlandën

Trump: Evropa duhet të fokusohet te lufta në Ukrainë, përndryshe tarifa 100% për vendet e BE-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda, dhe ka këmbëngulur në planin e tij për vendosjen e tarifave.

Në një intervistë të shkurtër telefonike me rrjetin amerikan NBC News, Trump u shpreh se do të vendosë tarifa prej “100%” për vendet evropiane nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me Groenlandën.

“Evropa duhet të përqendrohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, po shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre,” tha Trump. “Ky është fokusi për Evropën – jo Groenlanda.”

I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti u përgjigj: “Pa koment.”

Scroll to Top