Kryeministri Rama takon Ivanka Trump në Vlorë për investime

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë këtë mbrëmje. Sipas informacioneve, Rama do të akomodohet në vilën qeveritare. Ai pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, si dhe me arkitektët që e kanë shoqëruar gjatë ditës vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.

Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner. Takimet pritet të zhvillohen larg vëmendjes së mediave, ndërsa masat e sigurisë në qytet janë shtuar ndjeshëm.

Scroll to Top