Piro Misha lirohet nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare

Piro Misha lirohet nga detyra si drejtor i Bibliotekës Kombëtare

Piro Misha nuk do të vijojë më detyrën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Vendimi për lirimin e tij nga posti është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Piro Misha ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2019 nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, duke zëvendësuar në atë kohë Persida Asllanin.

Mbetet ende për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i tij në drejtimin e Bibliotekës Kombëtare.

Vendimi zyrtar për lirimin nga detyra është bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 27 të ligjit nr. 8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”. Vendimi, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, parashikon:

  • Zoti Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
  • Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

KRYEMINISTËR
EDI RAMA

Scroll to Top