Veliaj sot në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rigjykimi i masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës
Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Çështja do të trajtohet në dhomë këshillimi, në orën 09:30.
Gjykata Kushtetuese ia ka kthyer Gjykatës së Lartë për shqyrtim kërkesën për masën e sigurisë ndaj Veliajt, me arsyetimin se duhet të argumentohet përse një masë tjetër, përveç arrestimit në burg, nuk është e përshtatshme.
