Kryeministri Edi Rama, me një eufori të rrallë, ka sulmuar SPAK-un nga foltorja e Kuvendit, duke mbrojtur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Rama deklaroi se Veliaj po mbahet në burg pa prova.
Ai e cilësoi SPAK-un si një “sportel”, ku dorëzohen letra nga populli, duke krahasuar situatën me rastin e ish-kryeministrit Tony Blair, i cili, sipas tij, nuk ka rezultuar në gjetjen e provave. Rama shtoi se Veliaj po mbahet në burg pa gjyq, pavarësisht se për të janë shkruar tre volume të një romani policor, por pa gjetur prova konkrete për korrupsion.
