Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, miratohet me 80 vota pro
Është miratuar me 80 vota pro, shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 45, datë 21 janar 2026. Kjo marrëveshje parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes.
