Macron: Uniteti Evropian sjell rend dhe qetësi

Macron: “Kur Europa është e bashkuar dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në rend”

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë mbërritjes në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel, deklaroi se “Franca dhe Europa duan respekt”. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për tërheqjen e ish-presidentit amerikan Trump nga kërcënimet për tarifa ndaj vendeve europiane lidhur me çështjen e Groenlandës.

Macron theksoi rëndësinë e unitetit evropian në mbështetjen e Danimarkës, integritetin e saj territorial dhe sovranitetit kombëtar. “Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në rend dhe qetësi,” tha ai.

Presidenti francez shtoi se Bashkimi Evropian do të mbetet vigjilent dhe i gatshëm të përdorë mjetet në dispozicion nëse bëhet sërish objektiv i kërcënimeve.

Scroll to Top