Moti i keq ‘gjunjëzon’ Italinë/ Rreth 1 miliard euro kostoja e dëmeve vetëm në Siçili
Moti i keq ka përfshirë së fundmi edhe Siçilinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Guvernatori rajonal i ishullit, Renato Schifani, deklaroi se dëmet arrijnë në 720 milionë euro. Shpallja e Siçilisë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësive natyrore, siguron shpërndarjen e menjëhershme të 70 milionë eurove, të cilat synojnë të mbulojnë nevojat më urgjente të shkaktuara nga moti i keq.
Në Sardenjë, presidentja e rajonit, Alessandra Tode, tha se dëmi vlerësohet në qindra milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi takime urgjente me qeverinë në Romë, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme.
Valët shumë të larta dhe reshjet e vazhdueshme, sipas autoriteteve lokale, kanë shkaktuar gjithashtu dëme serioze në pasurinë arkeologjike të ishullit.
Situata ishte veçanërisht shqetësuese në Kalabri. Sipas vlerësimeve, brigjet e rajonit, të cilat laget nga Deti Jon, u përballën me valë deri në nëntë metra lartësi. Siç shtoi ai, vala e motit të keq u shoqërua me erëra që tejkaluan 110 kilometra në orë, duke përkeqësuar shkatërrimin në zonat bregdetare dhe infrastrukturën.
“Kjo është një lartësi ekuivalente me një ndërtesë apartamentesh me katër kate”, tha kreu i Mbrojtjes Civile të Kalabrisë, Fabio Ciciliano.
