Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë për protestën e opozitës
Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar për sot nga opozita. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, ambasada këshillon shtetasit amerikanë të:
- Shmangin zonën e demonstratës.
- Mbajnë një profil të ulët.
- Të kenë një plan emergjence.
- Të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet kur janë në publik.
Sipas ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha, edhe nëse fillojnë paqësisht, mund të ndryshojnë shpejt situatën.
Protesta do të zhvillohet sot, në datën 24 janar 2025, duke filluar në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, pranë Kryeministrisë.
Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Pritet prani e shtuar e forcave policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.
Njoftimi i ambasadasë thekson nevojën për të monitoruar mediat lokale dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacione të përditësuara. Për personelin e ambasadës amerikane është dhënë tashmë këshillë për të shmangur demonstratën.
Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të jenë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë së tyre personale, duke u siguruar që të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji dalje.
Për ndihmë, qytetarët amerikanë mund të kontaktojnë:
- Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri: +(355) (0)4224-7285 (ose +(355) (0)4224-7285 pas orarit të punës)
- Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore: 888-407-4747 ose 202-501-4444
Ambasada gjithashtu inkurajon qytetarët të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP) për të marrë përditësime sigurie dhe të ndjekin faqet zyrtare të ambasadës në Facebook dhe X.
