Zjarr në Komunën e Parisit (Pamjet)
Një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Nga vendngjarja raportohet prani e një tymi të dendur, i cili është vërejtur edhe nga zona të tjera të Tiranës.
Nuk ka ende informacione rreth mundësisë së të lënduarve. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje.
