VIDEO/ Momenti kur jeta të kalon para syve në një sekondë! Rusi ndezi cigaren në makinë, por…
Dëmet e shkaktuara nga konsumimi afatgjatë i cigares njihen gjerësisht si rrezik serioz për shëndetin, duke u lidhur me sëmundje të rënda dhe raste vdekjeje. Megjithatë, një ngjarje në Rusi tregon se cigarja mund të rezultojë fatale edhe brenda pak sekondash.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në internet, një shtetas rus, në atë që dukej një mbrëmje krejtësisht normale, hyri në automjetin e tij dhe ndezi një cigare. Menjëherë pas këtij veprimi, makina u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm.
Dyshohet se brenda automjetit kishte rrjedhje gazi, për të cilën drejtuesi i mjetit nuk kishte dijeni. Shkëndija e krijuar nga ndezja e cigares besohet se ka shkaktuar shpërthimin, duke e kthyer situatën në fatale brenda një çasti.
Fatmirësisht, dëmi ka qenë vetëm material dhe drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.
