Luçiano Boçi kritikon Peleshin për ngarkesën e Kuvendit

Luçiano Boçi i bën akuza Peleshit: Shtoni seancat, projektligjet kërkojnë debat

Kuvendi ka zhvilluar seancën e radhës plenare me 19 projektligje në diskutim dhe 22 pika në total në rend dite. Pikërisht kjo ngarkesë u bë shkak që seanca të komentohej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se po i “çmendin” hapësirën e Kuvendit me këtë ngarkesë të paargumentuar.

Ai shtoi se Kuvendi po bëhet i “çmendur” dhe kjo nuk është normale, ndërsa propozoi edhe shtimin e seancave me qëllim që projektligjet të shqyrtoheshin me radhë dhe me kujdes.

“Ky Kuvend po kthehet në hapësirë të çmendur. Ky parlament po bëhet i çmendur dhe qesharak. 19 projektligje brenda një seance janë thjesht për të kaluar radhën, për të gënjyer shqiptarët. Kjo është për të “bukosur” parlamentin, për t’i marrë frymën, ky nuk është Parlament. Le të shtojmë seancat dhe t’i kalojmë me radhë. Projektligjet për dhunën, për median etj., të gjitha kërkojnë debat”, tha deputeti.

Në fund ai apeloi për shtim të seancave dhe që parlamenti të mos “çmëndej” më.

“Shtoni seancat, kjo ka qenë kërkesë edhe e jona në Konferencën e kryetarëve, mos e çmendni këtë parlament.”

Scroll to Top