Seancë gjyqësore për protestën e 24 janarit

Sot mbahet seanca gjyqësore për personat e arrestuar pas protestës së zhvilluar më 24 janar, të thirrur nga opozita.

Raportohet se pritet të vendosen masat e sigurisë për 18 të arrestuarit.

Policia e Tiranës ka arrestuar 18 protestues, ndërkohë që 17 janë proceduar penalisht. Gjithashtu, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë hedhur mjete piroteknike (molotovë) dhe kanë goditur punonjës të Policisë.

Scroll to Top