GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e konfiskimit të apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Në datën 26 qershor 2023, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese u dënua me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.
Një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë u sekuestrua nga GJKKO në prill të vitit të kaluar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). SPAK akuzon zotin Dedja se ka fshehur në deklarim apartamentin e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem, Kavajë.
Nga ana e tij, zoti Dedja është mbrojtur duke deklaruar se apartamenti është në pronësi të vëllait të tij dhe se ai e ka pasur në përdorim.
Më 15 tetor 2025, Gjykata e Lartë ka hodhur poshtë vendimin e Apelit për dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.
