Franca kundër Ruttes: Evropa mund të vetëqëndrojë

Franca ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili u shpreh se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Francez, Jean-Noël Barrot, dha një përgjigje të menjëhershme dhe të prerë, duke theksuar se evropianët mund dhe duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

“Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s,” – deklaroi ai.

Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë. Muriel Domenac, ish-ambasadore franceze në NATO, komentoi në platformën X se strategjia e forcimit të sigurisë evropiane përmes garancisë amerikane është e vjetëruar dhe dërgon një mesazh të gabuar Rusisë.

Scroll to Top