VIDEO/ Kongresmenja e Minesotës sulmohet gjatë mbledhjes, autori i arrestuar
Kongresmenja e Minesotës, Ilhan Omar, është sulmuar gjatë një mbledhjeje të bashkisë. Gjatë aktivitetit, një person i pranishëm në sallë është drejtuar drejt saj, duke u përpjekur ta spërkasë me një substancë misterioze.
Omar ka reaguar menjëherë, duke u shprehur se “është mirë dhe se nuk ka pësuar dëme“.
“Askush nuk do të më frikësojë që të bëj punën time. Nuk do t’i lejoj që të fitojnë“, ka thënë ajo.
Anthony James Kazmierczak, 55 vjeç, është akuzuar për sulm të shkallës së tretë dhe po mbahet në paraburgim, sipas BBC.
