Marrëveshja SHBA-Ukrainë: Zelensky thekson nevojën për më shumë punë

Zelensky: Marrëveshja me SHBA ka ende shumë çështje për të trajtuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka reaguar lidhur me marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe rimëkëmbjen nga lufta.

Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Zelensky theksoi se ka shumë çështje që kërkojnë trajtim më të detajuar dhe se puna nuk ka përfunduar.

“Puna me palën amerikane po përparon në mënyrë aktive, dhe nga ana ukrainase po punojmë me efikasitet maksimal,” shkroi ai në X.

Marrëveshja e rimëkëmbjes përbën pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë me synim dhënien fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë.

Scroll to Top