Sulm rus ndaj treni: 5 viktima, Zelensky dënon

Të paktën 5 viktima pas sulmit rus ndaj trenit me pasagjerë, Zelensky: Asgjë nuk e justifikon shënjestrimin e civilëve.

Forcat ruse kanë goditur një tren me pasagjerë në rajonin e Kharkivit. Pas sulmeve, treni është përfshirë menjëherë nga flakët.

Sipas BBC, e cila citon presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, në vagon ndodhej edhe një grua me një foshnje. Zelensky ka dënuar ashpër këtë sulm, duke theksuar se asgjë nuk e justifikon shënjestrimin e civilëve.

Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa në trenin që operonte në itinerarin Barvinkove-Lviv-Chop, ndodheshin rreth 200 persona.

Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin. Megjithatë, sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit të Ukrainës janë intensifikuar kohët e fundit.

Scroll to Top