Aksident në Shkodër: Automjeti ra nga ura, 3 të plagosur

Shkodër: Automjeti ra nga ura e Spatharit në ujë, tre persona të plagosur

Një automjet ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër, duke shkaktuar alarm në zonë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. Si pasojë, tre shtetas që ndodheshin në automjet janë dëmtuar. Ata u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Scroll to Top