Çfarë pritet të ndodhë? Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot
Sot në orën 12:30 mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar projekt-programin dhe projekt-kalendarin e Kuvendit për muajin shkurt. Një pikë kyçe e rendit të ditës do të jetë miratimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative dhe Territoriale.
Fillimisht, komisioni ishte parashikuar të kishte dy bashkëkryetarë. Megjithatë, bojkoti i opozitës ka ndikuar në këtë situatë, duke shtyrë socialistët të kërkojnë ndryshimin e përbërjes për të mundësuar vijimin e punës në komision.
Socialistët kërkojnë që përbërja e re të ketë 16 anëtarë, me 17 deputetë gjithsej, ku mazhoranca të ketë shumicën. Konkretisht, kërkohet që Partia Socialiste të ketë 9 deputetë dhe opozita 8 deputetë. Kërkesa gjithashtu përcakton se kryetari do të jetë përfaqësues i PS-së, ndërsa nënkryetari do të jetë nga opozita.
