Tjetër rekord në çmimin e arit
Çmimi i arit ka shënuar një tjetër rekord. Vlera e këtij metali të çmuar ka arritur nivelin e 5 mijë e 600 dollarëve për onz të enjten.
Vetëm tre ditë më parë, çmimi i arit kishte arritur për herë të parë 5 mijë dollarë për onz.
Ari u fuqizua më tej pasi, për shkak të tronditjes së tregjeve globale, investitorët vazhdojnë të drejtohen drejt aseteve të sigurta, duke kërkuar mbrojtje kundër pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike.
Metaleve të çmuara po u shërben gjithashtu dobësimi i dollarit, i cili ka shënuar rënie.
Ari zakonisht performon mirë kur normat e interesit janë të ulëta. Rezerva Federale mbajti normat e interesit të qëndrueshme në takimin e saj të politikës monetare në janar.
Analistët thonë se ari mund të arrijë deri në 6 mijë dollarë për onz këtë vit, duke e lidhur këtë me kërkesën e vazhdueshme për investime. Tregjet si Shangai dhe Hong Kong nuk kanë treguar ndryshim në kërkesë pavarësisht çmimeve rekord.
Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, si dhe zhvillimet politike ndërkombëtare, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimit të këtij metali të çmuar.
