Trump: Putin pranoi armëpushim javor në Ukrainë

VIDEO/ Trump: Putin u dakordua për një armëpushim njëjavor në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka pranuar kërkesën e tij për të mos sulmuar Kievin dhe qytete e fshatra të tjera ukrainase për një periudhë njëjavore.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos qëllonte mbi Kievin dhe qytetet e fshatrat për një javë,” tha Trump gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se Ukraina aktualisht po përballet me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

“Dhe ai pranoi ta bënte këtë. Dhe duhet t’ju them, ishte shumë bukur,” shtoi Trump.

Presidenti amerikan nuk sqaroi se kur ose si ia ka përcjellë këtë kërkesë Putinit, ose nga cila datë do të fillonte ky armëpushim.

Forcat ruse nisën një sulm kundër Kievit gjatë natës së 28 janarit, që shënoi një nga sulmet e fundit kundër kryeqytetit si pjesë e fushatës së Moskës për të dëmtuar rrjetin energjetik të Ukrainës, në mes të temperaturave të ulëta.

Scroll to Top