Pas Ramës, Netanjahu nderon me dekoratën e lartë Milorad Dodik
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka nderuar me një dekoratë të lartë ish-presidentin e Republika Srpska të Bosnjës, Milorad Dodik.
Dodik u prit zyrtarisht dhe u vlerësua me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”, i cili është një nga dekoratat më të larta të shtetit të Izraelit. Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana.
Ata vlerësuan Dodik për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Izraelit dhe Republika Srpska. Dodik shihet duke marrë këtë dekoratë në lajmet e publikuara nga mediat dhe në rrjetet sociale.
