Britania dhe 23 vende të tjera të OSBE-së nisin mision në Gjeorgji
Mbretëria e Bashkuar dhe 23 shtete të tjera anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë aktivizuar Mekanizmin e Moskës të organizatës, duke shprehur shqetësim për përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Gjeorgji.
Vendët nënshkruese të deklaratës përfshijnë:
- Shqipërinë
- Austrinë
- Belgjikën
- Bosnjën dhe Hercegovinën
- Kanadanë
- Republikën Çeke
- Danimarkën
- Estoninë
- Finlandën
- Gjermaninë
- Irlandën
- Islandën
- Letoninë
- Lihtenshtajnin
- Lituaninë
- Luksemburgun
- Moldavinë
- Malin e Zi
- Holandën
- Norvegjinë
- Slloveninë
- Ukrainën
- Suedinë
- Mbretërinë e Bashkuar
Deklarata thekson se Gjeorgjia, si shtet pjesëmarrës në OSBE, është zotuar të mbrojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Megjithatë, zhvillimet e fundit në vend ngrenë pikëpyetje serioze rreth zbatimit të këtyre angazhimeve.
Kritikat specifike drejtohen ndaj procesit të iniciuar nga parlamenti gjeorgjian më 28 tetor 2024 për të ndaluar aktivitetet e partive kryesore të opozitës, si dhe ndaj akuzave ndaj nëntë udhëheqësve të opozitës në këtë kontekst.
Duke u bazuar në këto shqetësime, vendet kanë vendosur të krijojnë një mision faktmbledhës për të vlerësuar zbatimin e angazhimeve të Gjeorgjisë ndaj OSBE-së, duke u referuar në paragrafin 12 të Dokumentit të Takimit të Moskës të vitit 1991.
Detyrat kryesore të misionit do të jenë:
- Dokumentimi i zhvillimeve të fundit lidhur me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Gjeorgji.
- Vlerësimi i ndikimit të këtyre zhvillimeve mbi shoqërinë civile, lirinë e medias, pavarësinë gjyqësore, pluralizmin politik dhe sundimin e ligjit.
- Hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e situatës.
Nënshkruesit u kanë bërë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të bashkëpunojnë me misionin.
Gjithashtu, u theksua se, duke marrë parasysh praninë e vazhdueshme ushtarake të Rusisë në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, aktivitetet e misionit do të kufizohen në zonat nën kontrollin e qeverisë gjeorgjiane.
