Gati 20 persona të plagosur pasi autobusi që transportonte të burgosur përmbyset në Stamboll
Nëntëmbëdhjetë persona u plagosën si pasojë e përmbysjes së një autobusi, i cili përdoreshin për transportimin e të burgosurve dhe i përkiste Komandës së Xhandarmërisë së Qytetit të Stambollit në Turqi. Ky informacion u bë publik nga Guvernatori i Stambollit nëpërmjet një komunikate në llogarinë e tij në platformën “X”.
Raportohet se mes të plagosurve janë 12 të burgosur, 6 xhandarë dhe 1 shofer. Gjendja e dy nga xhandarëve është e rëndë.
