Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 06:15 në aksin Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçarja, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë, ka pësuar dëmtime. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
