Më shumë se 230,000 banesa dhe biznese pa energji/ Shkon në 85 numri i viktimave nga stuhia e borës që preku SHBA
Të paktën 85 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta që prekën Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë shtetet Teksas dhe New Jersey. Zyrtarët amerikanë njoftuan se temperaturat zbritën në -40 gradë Celsius.
Gjysma e viktimave u raportuan në Tennessee, Mississippi dhe Louisiana. Disa vdekje iu atribuan hipotermisë, ndërsa të tjerat dyshohet se ishin të lidhura me ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit nga burimet e nxehtësisë të përdorura në zonat pa energji elektrike, raportoi AP.
Më shumë se 230,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike deri të enjten në mbrëmje, sipas të dhënave nga faqja e internetit Poweroutage.us, e cila monitoron ndërprerjet. Kjo situatë vjen pas stuhisë dimërore që përfshiu pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara fundjavën e kaluar.
