Van Persie përjeton makth: Djalit i ndodh e tmerrshme në fushë

VIDEO/ Një mbrëmje makthi për legjendën holandeze: Djali i tij pësoi dëmtim dhe u largua me barelë duke qarë, skuadra gjithashtu u eliminua nga Europa

Nata e kaluar ishte një makth për Robin Van Persie. Përveçse skuadra e tij, Feyenoord, u eliminua nga Europa League pas humbjes 2-1 kundër Real Betis, ai u përball edhe me dëmtimin e djalit të tij.

Teksa spanjollët po udhëhiqnin sfidën, legjenda holandeze futi në lojë djalin e tij, Shaqueel Van Persie, në minutën e 73-të. Fatkeqësisht, në minutën e 85-të, pas një përpjekjeje për të goditur topin me kokë, ai ra keq dhe pësoi një ndrydhje gjuri.

Lojtari u detyrua të largohej nga fusha duke qarë mbi një barelë. Babai i tij, Robin, iu afrua për t’i qëndruar pranë, duke shprehur shqetësimin si prind dhe si trajner.

Ishte një natë e tmerrshme për ish-sulmuesin legjendar të Arsenalit dhe Manchester United, i cili u trondit thellësisht në stadiumin Estadio Olimpiko de la Cartuja në Sevilje.

Scroll to Top