Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën. Përplasja ka qenë mes një automjeti të lehtë dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy të rinjtë kanë ndërruar jetë, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar në spital për t’u dhënë ndihmën mjekësore e nevojshme.
