Aksident pak pas mesnate në Unazën e Madhe
Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik. Nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka pasur persona të lënduar.
Forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia.
