Një person humbi jetën në një stok kromi në Bulqizë, rrethanat misterioze
Një person ka humbur jetën pak minuta më parë në një stok kromi në një nga minierat e Bulqizës. Për momentin, nuk ka detaje se si ka ndodhur ngjarja. Grupi hetimor ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
