Berisha paralajmëron protesta kundër qeverisë Rama

Berisha paralajmëron: Opozita do të protestojë në shesh derisa të rrëzohet qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të zhvillojë protesta në shesh deri në rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, kjo situatë kërkon përpjekje nga çdo anëtar i opozitës për të bindur qytetarët se qëndrimi në shesh, për aq kohë sa regjimi do të jetë në pushtet, është rruga më e sigurt drejt fitores.

“Drejt asaj, në mënyrë të pandalshme do të shkojmë,” theksoi Berisha. Ai shtoi se pavarësisht veprimeve të Edi Ramës, ai nuk ka shpresë dhe do të përfundojë aty ku e ka vendin, mes atyre që qeverisin me kartel droge.

Berisha u bëri thirrje mbështetësve që deri në protestën e ardhshme të tregojnë se do të jenë fitimtarë.

Scroll to Top