Dhunë dhe dëmtim automjeti në Durrës: Nis hetim

Hetim nis për tre persona pas dhunës ndaj një çifti dhe dëmtimit të automjetit të tyre

Prokuroria e Durrësit ka hapur një procedim penal ndaj një 44-vjeçari, i cili dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një çifti dhe ka dëmtuar automjetin e tyre pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur më 30 janar, rreth orës 17:30, në zonën Nishtulla të Durrësit.

Pas një përplasjeje për motive të dobëta, tre personat dyshohet se kanë goditur me grushte një burrë dhe një grua, të dy 55-vjeçarë. Ata gjithashtu kanë thyer xhamat e dyerve të automjetit të tyre, një “Ford Focus”.

Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top