KLP miraton masa sigurie shtesë për Altin Dumani & prokurorë të tjerë

KLP miraton shtimin e masave të sigurisë për ish-kreun e SPAK, Altin Dumani

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën për forcimin e masave të sigurisë ndaj prokurorit Altin Dumani. Ky vendim është marrë pas një kërkese të paraqitur nga drejtuesi aktual i SPAK, Klodian Braho.

Sipas burimeve zyrtare, kërkesa përforcimin e masave të sigurisë lidhet me presionin në rritje ndaj zotit Dumani, në kontekstin e hetimeve të shumta që ai ka drejtuar gjatë kohës kur mbante detyrën e kryeprokurorit të SPAK.

Gjatë së njëjtës mbledhje, Komisioni i Mbrojtjes ka miratuar masa sigurie edhe për disa prokurorë të tjerë pranë Prokurorisë së Posaçme. Mes tyre është edhe prokurori Dritan Prençi, i cili po kryen hetimet për çështjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. më herët, prokurori Prençi kishte kërkuar caktimin e dy masave të sigurisë ndaj znj. Balluku: “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”. Këto kërkesa kanë rritur vëmendjen dhe ndjeshmërinë institucionale rreth hetimeve në zhvillim.

Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen në një klimë politike dhe institucionale të tensionuar, ndërkohë që hetimet e SPAK vijojnë të përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Scroll to Top