Protesta kundër Ramës: Kërkohet dorëheqja, qeveri tranzitore

“Rama largohet, Shqipëria shpëtohet”, mesazhet kryesore të protestës së Adriatik Lapajt.

Këtë të shtunë, Adriatik Lapaj po zhvillon protestën e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Kjo është hera e katërt që Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizon një tubim kombëtar. Lapaj qëndron para ndërtesës qeveritare prej afro dy muajsh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjatë protestës, mesazhet më të spikatura ishin ato drejtuar kryeministrit. Pankartat mbanin thirrje të forta si:

  • “O çyryk, o hajdut, këmbët me një këpucë kanë për tu fut.”
  • “Shqipëria po mbytet, kryeministri luan me bjeshkat.”
  • “Të rinjtë i largojnë, prindërit i vjedhin.”

Këto thirrje reflektonin indinjatën e pjesëmarrësve. Lapaj ka nisur protestat që nga viti i kaluar, pas skandaleve që tronditën qeverinë e Ramës, dhe ka deklaruar se nuk do të ndalojë tubimet derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

Scroll to Top