Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht, punonjësit transferohen në Tiranë dhe Fier
Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht këtë të hënë, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ana e punonjësve dhe qytetarëve, vendimi ka hyrë në fuqi.
Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier. Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy opsione do të largohen nga puna.
Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.
