Von der Leyen njofton paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe theksoi progresin drejt një “kornize të vetme për Prosperitet” me Ukrainën dhe partnerët amerikanë.
Në një postim në platformën X, pas një bisede me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo u shpreh se paketa e ardhshme e sanksioneve synon të shtojë presionin mbi Rusinë për t’u ulur në tryezën e negociatave.
“Ndërsa i afrohemi vitit të katërt të një lufte brutale kundër Ukrainës, Rusia vazhdon të dyfishojë krimet e luftës, duke sulmuar infrastrukturën civile dhe banesat. Ditë pas dite, vit pas viti, mbështetja e Evropës për Ukrainën mbetet e palëkundur. Ne po dërgojmë qindra gjeneratorë për të mbajtur ndezur ngrohjen dhe dritat. Ne paraqitëm një propozim kredie prej 90 miliardë eurosh për dy vitet e ardhshme,” shkroi Von der Leyen.
