Trafik i rënduar/ Radhë kilometrike makinash në autostradën Durrës-Tiranë
Situata në autostradën Durrës-Tiranë vijon të mbetet shqetësuese, ku drejtuesit e automjeteve përballen me radhë të gjata kilometrike. Shumë shoferë, në përpjekje për të shmangur trafikun në autostradën kryesore, janë drejtuar drejt rrugëve të brendshme të Vorës, por edhe atje kanë hasur në probleme të ngjashme me trafikun e rënduar.
Pavarësisht shqetësimeve të shpeshta të qytetarëve, ankesat e tyre nuk kanë gjetur ende zgjidhje.
