LAJM I FUNDIT: Korça tronditet nga një lëkundje tërmeti
Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure, rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është fiksuar në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë. Magnituda maksimale ka qenë 4.1, ndërsa thellësia e lëkundjes ka qenë 5-15 km.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Emergjencat thonë se situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim.
